KreuStil Jetese

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet qenkan ende bashkë!

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet qenkan ende bashkë!

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet janë ende në një lidhje, pavarësisht se në media është komentuar se ata i kanë dhënë fund romancës së tyre.  Së fundmi burime për TMZ thanë se Jenner dhe aktori i “Dune” janë ende në lidhje dhe “çdo raport që thotë të kundërtën është i rremë”.

Një burim pranë tyre i bëri thirrje fansave “të mos besojnë gjithçka që lexojnë”. Themeluesi i Kylie Cosmetics, 25 vjeçe, dhe ylli i “Call Me By Your Name”, 27 vjeç, kanë qëndruar larg mediave që kur nisën për herë të parë aludimet për romancën e tyre në prill.

Në atë kohë, ylli i “Kardashians” u fotografua duke u larguar nga banesa e aktorit të “Bones and All” në Beverly Hills me Range Rover-in e saj të zi. Jenner ishte pa grim teksa hodhi një vështrim në telefonin e saj ndërsa automjeti ishte ndalur.

Kjo ishte hera e parë që nëna e dy fëmijëve ishte parë fizikisht në shtëpinë e aktorit mes thashethemeve se ata ishin takuar.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF