KreuStil Jetese

David Beckham lejon vajzën 12-vjeçare t’i bëjë makeup!

David Beckham lejon vajzën 12-vjeçare t’i bëjë

David Beckham është një prind i përkushtuar dhe ka qenë i tillë që kur lindi djali i tij i madh, por ndërkohë që 3 fëmijët e tjerë janë të rritur, ai përpiqet të kalojë kohë me 12-vjeçaren Harper. Shembulli më i fundit i lidhjes së tyre të ngushtë, është se David Beckham e lejon vajzën e tij të praktikojë aftësitë e saj të grimit tek ai.

Një foto e tyre u postua në rrjetet sociale nga ish-kapiteni i Anglisë. “Babi me sa duket kishte nevojë për pak pudër dhe konturim (nuk jam i sigurt se çfarë do të thotë kjo, por unë dukesha më mirë sido që të ishte) grimieria ime e vogël”, shkroi Beckham në mbishkrimin e postimit të tij.

A post shared by David Beckham (@davidbeckham)

Postimi tërhoqi vëmendjen e shumë fansave, të cilët komentuan duke ofruar mendimet e tyre mbi lidhjen e Harper dhe David Beckham.

Beckham është futur në stilin unik të prindërimit mes babait dhe vajzës së tij, veçanërisht pasi e gjithë përvoja e tij e mëparshme ishte me tre djemtë e tij.

Pak javë më parë ishte ditëlindja e 12-të e Harper-it dhe ai i organizoi asaj një festë ditëlindjeje me temë Prada në qershor, e cila u realizua në Prada Caffe me qendër në Londër.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF