
Aktori i njohur Genc Fuga prej ditësh ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore. Lajmin e dha bashkëshortja e tij, aktorja Eni Jani, me anë të një postimi në rrjetet sociale, e cila kërkoi ndihmën e kolegëve dhe të gjithë ndjekësve që të mund të siguronte shumën prej 19 mijë euro që duhej për ndërhyrjen kirurgjikale, shumë e cila u sigurua në vetëm 1 orë.
Së fundmi ndihma ka ardhur edhe nga qeveria, e cila ka miratuar një fond për mbulimin e shpenzimeve spitalore të aktorit Genc Fuga. Shuma e akorduar është një fond me vlerë 2 milionë lekë të rinj. Ky vendim i qeverisë vjen pasi qindra shqiptarë kanë kontribuuar përmes platformës Gofundme.
Kujtojmë që lidhur me vështirësitë ekonomike Genc Fuga ka folur pak kohë më parë në një emision televiziv, ku ka shpjeguar situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet së bashku me bashkëshorten e tij, Eni Jani.
“Është gati një mision i pamundur që të jesh një çift krijuesish dhe interpretuesish në Shqipëri. Nuk e di si i gjejmë forcat në fund të muajit, që presim daljen e rrogës së radhës.
Unë fsheh paaftësinë time si kryefamiljar në sigurimin e të ardhurave. Eni duhet të fshehë pasigurinë time në sy të vajzave dhe pjesës tjetër të familjes. Është një sakrificë, është një rol mbi rol që duhet të luajmë çdo fund muaji”, shprehej aktori.

Horoskopi ditor, e mërkurë 2 gusht 2023



Horoskopi për muajin Gusht 2023













Horoskopi ditor, e hënë 31 korrik 2023


