
Kanye West është rikthyer në Twitter pas një pezullimi prej 8 muajsh. Reperi amerikan, i njohur si Ye, u akuzua për shkelje të rregullave të platformës që ndalojnë nxitjen e dhunës. Elon Musk tha në atë kohë se Ye kishte “shkelur rregullin kundër nxitjes së dhunës” dhe se llogaria do të pezullohej, pasi reperi postoi një seri postimesh fyese në Twitter.
Ai nuk ka postuar asgjë të re që nga kthimi në faqe. Postimin e tij të fundit më 1 dhjetor 2022, një ditë para se llogaria e tij të pezullohej. Në të njëjtin muaj, gjigandi i veshjeve “Adidas” ndërpreu lidhjet me reperin, duke thënë se “nuk toleronte antisemitizmin dhe çdo lloj tjetër gjuhe të urrejtjes”.
Ye u pezullua gjithashtu nga Instagrami për 24 orë në mars të vitit të kaluar pasi komenteve raciste në lidhje me komedianin Trevor Noah.
Ëest po përballet së fundmi me një padi të ngritur nga një ish-mësues i Akademisë Donda, shkolla private e themeluar nga këngëtari. Paditësi, i identifikuar si Isaiah Meadoës, pretendon se ai u pushua gabimisht nga Akademia pasi ngriti shqetësime për kushtet e pasigurta në shkollë, e cila u krijua nga reperi në vitin 2022.



Horoskopi ditor, e hënë 31 korrik 2023









Horoskopi ditor, e diel 30 korrik 2023






Universi i këpucëve të Gianvito Rossi!

Recetë verore/ Speca të mbushur me rikota!
