KreuStil Jetese

Universi i këpucëve të Gianvito Rossi!

Universi i këpucëve të Gianvito Rossi!

Stilisti Gianvito Rossi është i njohur për thjeshtësinë dhe hijeshinë e modeleve të tij, e sidomos këpucët e tij, sepse ato kanë një mënyrë unike për ta bërë një grua të ndihet e sigurt. Filozofia e tij e krijimtarisë është se çdo grua duhet ta ketë një palw këpucë, të cilat e identifikojnë atë. Rossi dizajnon për femra të çdo moshe, duke nxjerrë në pah detajet e bukura që përfaqësojnë, në përgjithësi stilin e rafinuar italian.

Në gjurmët e babait

Gianvito Rossi është djali i stilistit të shquar italian të këpucëve Sergio Rossi. Ai ka qenë nën tutelën e të atit gjatë gjithë kohës. “Shtëpia ku jam rritur gjendej në katin e fundit të fabrikës së babait tim. Aty kisha edhe një lloj lojërash për mua, lodrat e mia të preferuara këpucët, takat dhe copat prej lëkure”, kujton Gianvito.

Brand-i Rossi

Rossi e përjetoi keq shitjen e kompanisë së babait të tij, si një konfirmim se ai nuk ishte i lindur për biznesin e këpucëve. “Ishte hera e parë në jetën time që e gjeta veten pa këpucë rreth meje. Ditën kur e pashë që më mungonin, e kuptova se këpucët ishin jeta ime, ndaj mendova të filloja linjën time në 2007”, thotë Rossi.

Këpucë dhe fund

Edhe pse nuk krijon asgjë tjetër përveç këpucëve, kombinimi ideal i këtij aksesori është një fund. “Unë në përgjithësi, nëse dua të vlerësoj një pale këpucë dua t’i shoh të veshura me një fund, sepse vetëm ashtu mund të arrij të dalloj fuqinë e këtij aksesori”.

Dedikim për gratë

Stilisti beson se këpucët janë e vetmja mënyrë për të shprehur personalitetin e gruas. “Vish një palë këpucë elegante dhe super seksi, të ndiesh gjithë botën në këmbët e tua. Këpucët e mia janë atje për ta bërë gruan të jetë në qendër të vëmendjes, jo anasjelltas. Kur një grua vesh këpucët e mia e ndjen feminilitetin e saj”.

Klientët VIP

Aktorja Diane Kruger e pasionuar pas këpucëve të Gianvito Rossi, i cili është stilisti i saj i preferuar, gjatë natës së çmimeve Oscar, tha: “Ai përfaqëson atë që më pëlqen.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF