Një unazë floriri, të cilën reperi i njohur Tupac Shakur e ka mbajtur në performancën e tij të fundit, është shitur për një milion dollarë në një ankand në Nju-Jork. Para ankandit, unaza vlerësohej të shitej nga 200 deri në 300 mijë euro.
Reperi amerikan e mbajti unazën në daljen e tij të fundit publike në MTV Awards më 4 shtator 1996. Ditë më vonë, reperi u vra nga një sulmues i panjohur në një të shtëna me makinë në Las Vegas. Ai ishte 25 vjeç.
Unaza prej ari 14 karatësh, me diamante dhe rubin, përmban një mbishkrim në anë që lexon “Pac & Dada 1996”, një referencë për fejesën e tij me aktoren Kidada Jones.
Unaza e arit në formën e një kurore është e veshur me diamante më të vegjël dhe në qendër është një rubin i paprerë i rrethuar nga dy diamante të prera.