Kylie Jenner ka ndarë shumë detaje nga jeta e saj personale në episodin e fundit të “The Kardashians”. Prej kohësh ajo përflitet se ka një lidhje sekrete me mikeshën e saj të ngushtë Anastasia “Stassie” Karanikolaou. Sipas Kylie, njerëzit filluan të mendonin se po dilnin pasi ajo postoi një foto të saj dhe Karanikolaou duke u puthur me njëra-tjetrin në ditën e Shën Valentinit. Por, sqaroi se ajo dhe Karanikolaou janë thjesht shoqe.
“A nuk është për të qeshur fakti që të gjithë mendojnë se kemi një lidhje bashkë, kur pimë pak alkool na pëlqen thjesht të puthemi me njëra-tjetrën dhe gjëra të tilla? Shumë njerëz më shkruajnë në komente: ‘Ne e dimë që ju bëni s*ks’. Por, jo nuk është e vërtetë. Ne njihemi që kur ishin 12 -13 vjeç dhe Stassie është mikesha ime më e mirë. E kam si motër”, u shpreh ajo.
Kylie për herë të parë pranoi se kishte bërë gjoksin kur ishte 19 vjeçe, pak para se të bëhej nënë për herë të parë. “Unë e bëra gjoksin para se të lindja Stormin. Brenda gjashtë muajve nga momenti i lindjes së Stormit, duke mos menduar se do të kisha një fëmijë kur të isha 20 vjeç, gjoksi im ende nuk ishte shëruar. Kisha gjoks të bukur, natyral. Thjesht i mrekullueshëm, përmasa perfekte, gjithçka perfekte. Dhe do të doja që, natyrisht, të mos i kisha bërë kurrë”.
Më tej Jenner shtoi se do t’i thyhej zemra nëse vajza e saj 5-vjeçare, Stormi, do të bënte një operacion plastik në një moshë të re si ajo
“Unë thjesht do të doja, padyshim, që të mos i kisha bërë kurrë ndërhyrjet që kam bërë. Unë do t’i rekomandoja kujtdo që po mendon për këtë të presë derisa të bëhet me fëmijë. Unë kam një vajzë dhe do të më thyhej zemra nëse ajo do të dëshironte të bënte trupin e saj në moshën 19-vjeçare. Ajo është gjëja më e bukur që kam parë ndonjëherë.”