Jonida Vokshi dhe bashkëshorti i saj Besnik Krapi u bekuan me një djalë pak javë më parë, të cilin e pagëzuan me emrin Ian. Së fundmi teksa ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, një prej tyre e ka pyetur për kuptimin e emrit të djalit.
“Zoti është i mëshirshëm”, ka shkruar Jonida, duke zbuluar në këtë mënyrë kuptimin e veçantë dhe kuptimplotë. E pyetur se kur do ta postojë djalin, me humor moderatorja u përgjigj, “Mamat qenkan shumë xheloze për çunat, e dua vetëm për vete” .
Jonida dhe Besniku janë dhe prindër edhe të një vajze, Emi, e cila prej 3 vitesh e ka bërë jetën e tyre më të bukur.
E pyetur nga ndjekësit gjatë bashkëbisedimit me ta se si po ndihet si mami e dy fëmijëve, Jonida shkruan, “Pa gjumë, e lodhur pjesën më të madhe të ditës, lodhje fizike dhe mendore por këto vetëm 0.1% përpara lumturisë që më kanë fal”.