KreuStil Jetese

Për herë të parë, Elton Deda na prezanton me djalin!

Për herë të parë, Elton Deda na prezanton me djalin!

Kantautori i njohur dhe shumë i dashur për publikun Elton Deda ka zgjedhur që të na prezantojë me djalin e tij Fjordin pas 18 vitesh. Fjordi jeton në Amerikë dhe së fundmi ka ardhur me pushime në Shqipëri.

Djali i artistit ka festuar ditëlindjen e tij të 18-të, dhe në këtë ditë të shënuar nuk ka munguar urimi i kantautorit, i cili ka zgjedhur disa fjalë të bukura zemre për të birin.

 “Kam dy diej. Njëri dhe më i rëndësishmi është ky! Djali im, shoku im. Sot ai ka ditëlindjen! 18 vjeç, nuk është shaka. Të dua shumë miku im. Bëhu i fortë në këtë botë të pisët! Jola, faleminderit për gjithçka, që kujdesesh në çdo detaj për produktin tonë, të jetë sa më i mirë dhe i shëndetshëm. Happy Birthday Plako!”, ka shkruar Elton Deda.

Kujtojmë që Elton Deda ka qenë prej vitesh në një marrëdhënie me Jola Manin, vajzën e dy artistëve të njohur shqiptar, Pirro dhe Pavlina Manit.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF