Prej ditësh në media kanë qarkulluar lajme për situatën që ka ndodhur mes reperit Fero dhe modeles Arbenita Ismajli. Ish-partnerët fillimisht pritet që të thirren nga autoritetet e drejtësisë për vendimin që do të merret për reperin, i cili akuzohet për dhunë dhe kërcënim ndaj modeles. Më pas bëhet e ditur se ata do të përballen për kujdestarinë e vajzës së tyre, Ninës.
Së fundmi lidhur me këtë çështje ka folur avokati i Arbenitës, Arianit Koçi, i cili ka konfirmuar edhe një herë se modelja ndihet e kërcënuar nga ish-bashkëshorti i saj.
“Sipas Arbenitës ajo ka pësuar dhunë fizike dhe psikologjike. Kjo nuk është hera e parë. Ne i kemi dorëzuar në prokurori të gjitha provat. Arbenita ka kërkuar edhe një masë mbrojtëse. Nuk mund të jap më shumë detaje sepse prokuroria është në hetim të çështjes. Sidoqoftë ajo i ka ndarë rrugët me Feron, sipas saj.
Të gjitha hapat e nevojshëm për të realizuar këtë ndarje po i bëjmë gati. Tani në fokus është siguria e Arbenitës, pasi ajo ndihet e kërcënuar. Nuk është e vërtetë që vajza është molla e sherrit. Arbenita është dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht, por jo për shkak të vajzës. Sipas saj, ata kanë patur probleme edhe më herët”, tha avokati për “Prive”.