Këngëtarja e dashur për publikun, Dafina Zeqiri, është një ndër artistet më me zë të momentit, e cila po korr suksese të njëpasnjëshme.
Së fundmi, Dafina ka qenë e ftuar në emisionin “Nacionale”, ku ka folur rreth jetës së saj personale.
Në këtë dalje të saj artistja ka bërë një rrëfim personal mbi jetën e saj, duke na treguar shumë detaje që mbase jo të gjithë i dinë rreth saj.
Ajo tregoi se momenti më i vështirë i jetës së saj ka qenë në moshën 16-vjeçare, kur ajo ka përjetuar shumë trauma. Zeqiri shtoi se i ka kaluar ato si fëmijë pa pasur nevojë që të kërkojë ndihmë mjekësore.
“Para se ta filloja karrierën kam përjetuar momentin më të vështirë. Ka ndodhur kur kam qenë 16 vjeçe, kam përjetuar shumë trauma. I kam kaluar si fëmijë dhe nuk kam pasur nevojë që të shkoj dhe të kërkoj ndihmë mjekësore. Mbas asaj vetëm plumbi në ballë mundet që të më ndalojë”, tha këngëtarja e njohur.
Më tej Dafina u ndal tek fillimet e karrierës, ku u shpreh se as ajo vetë nuk e di se kur është bërë e famshme:
“Unë as nuk e kam kuptuar kur jam bërë e famshme. Kur i ka ra të fikët dikujt para meje kam thënë: Pse? Kur dikush qante pas meje thoja: Çfarë ka ndodhur? Dhe më thonin Dafina a e di çfarë ke krijuar dhe çfarë po ndodh me ty dhe rreth teje?”
Për ju që nuk e dinit, artistja e njohur ka qenë vetëm 15 vjeçe kur ka udhëtuar drejt Tiranës për të regjistruar këngën e saj të parë në shqip.
“Kam qenë 15 vjec kur e kam regjistruar këngën time të parë në shqip në Tiranë e cila titullohet “Harrimi i dashurisë”- tha këngëtarja e njohur.