KreuStil Jetese

Shuhet këngëtari legjendar, Tony Bennett!

Shuhet këngëtari legjendar, Tony Bennett!

Këngëtari amerikan i popit dhe xhazit Tony Bennett ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare. Bennett ishte një prej pionerëve të Librit Amerikan të Këngëve gjatë karrierës së tij prej shtatë dekadash. Kënga e tij “I Left My Heart in San Francisco” është një prej më të njohurave. Pati një rikthim të fuqishëm në karrierë gjatë viteve ’80-90 që i siguruan popullaritetin edhe në moshë të thyer.

Bennett ka fituar 19 çmime Grammy, përfshirë një çmim special për kontributin e tij si dhe ka shitur 50 milionë disqe në mbarë botën. Në vitin 2020 u bë e ditur se ai ishte diagnostikuar me Alzhaimer në 2016. Jeta është një dhuratë, edhe me Alzhaimer”, shkroi Bennett asokohe në Twitter.

Talenti i Bennett për të performuar në pop e xhaz i siguroi vazhdimësi dhe bashkëpunëtorë. Në vitin 2014, ai realizoi disa bashkëpunime me Lady Gaga në albumin “Cheek to Cheek” që u shndërrua në më të shiturin në SHBA dhe Bennett ishte i pari në moshën e tij që arrinte vendin e parë.

Anthony Domincik Benedetto u lind në vitin 1926 nga prindër italianë. Ai kaloi një fëmijë të varfër dhe të vuajtur në Queens, Nju-Jork. Babai i vdiq kur ishte 10 vjeç, ndërsa Tony kishte nisur të këndonte në mënyrë profesionale në atë moshë.

Ai ka lënë pas 4 fëmijë, dy nga martesa e tij me Beech dhe dy me ish-gruan e dytë Sandra Grant Bennett me të cilën u nda në 1979. Bennett u martua në vitin 2007 me Susan Crow, e cila është 40 vjet më e re se ai.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF