Ricky Martin elektrizoi Tiranën me koncertin e mbajtur mbrëmjen e kësaj të enjte në sheshin “Skëndërbej”. Këngëtari nuk nguroi të japë një mesazh për të gjithë shqiptarët, duke theksuar se duhet ta duam shumë vendin e të jemi krenar për të.
Teksa falënderoi për mikpritjen e ngrohtë, Ricky tha se Tirana është një qytet shumë i bukur. Martin u shpreh se kjo ishte hera e parë që vizitonte vendin tonë, por premtoi se nuk do të ishte e fundit, pasi ai do ta vizitojë sërish Shqipërinë.
“Dashurinë që kam parë në këtë qytet të bukur si Tirana është e mrekullueshme. Është shumë i mahnitshëm, shumë i ngrohtë (mikëpritje), shumë i bukur. Kjo është hera ime e parë këtu, por nuk do të jetë e fundit. Unë do të kthehem sërish, ju premtoj që do ta bëjë këtë.
Dua që të jem në të gjithë Shqipërisë. Ju duhet të jeni shumë krenar për këtë vend kaq të bukur. Do t’i tregoj botës për Shqipërinë, jeni popull i bekuar”, deklaroi Ricky Martin.
.