KreuStil Jetese

Zbulohet arsyeja e ndarjes së Sofia Vergaras dhe Joe Manganiellos!

Zbulohet arsyeja e ndarjes së Sofia Vergaras dhe Joe Manganiellos!

Pas shtatë vitesh martese, në dukje mjaft të lumtur, Sofia Vergara dhe Joe Manganiello i befasuan fansat me lajmin e ndarjes së tyre. Cifti pohoi divorcin në një deklaratë të përbashkët për PageSix, ku thuhej: “Kemi marrë vendimin e vështirë për t’u ndarë. Si dy njerëz që e duan dhe kujdesen thellësisht për njëri-tjetrin, ju kërkojmë me mirësi që të respektoni privatësinë tonë në këtë kohë, ndërsa ne hyjmë në këtë fazë të re të jetës sonë.”

Edhe pse ata ende vetë kanë preferuar të heshin në lidhje me arsyen përse poi  japing fund martesës, një burim i afërt me dyshen tha se kohët e fundit kishin filluar të ftoheshin me njëri-tjetrin: “Sofia dhe Joe janë ndarë prej pak kohësh dhe po largohen nga njëri-tjetri për të menduar për të ardhmen”, tha burimi. Megjithatë, një raport i ri i Daily Mail, jep pak më shumë detaje për shkaqet e divorcit, pas zbulimeve të bëra nga persona të afërt të ish-çiftit.

Sipas burimeve, Vergara dhe Manganiello u larguan gradualisht për shkak të qëndrimeve të tyre të kundërta, pavarësisht se fillimisht dallimet e tyre ishin ato që i bashkuan. Manganiello përshkruhet si një person argëtues, i cili kënaqet me aktivitete të tilla si të luajë Dungeons & Dragons, të shkojë në koncerte, të “shkrihet” në lojëra video dhe të shikojë filma NFL dhe me superhero.

Nga ana tjetër, thonë burimet, Vergara është më e fokusuar në aspektet më të bukura të jetës, si udhëtimet luksoze, darkat dhe përfitimet e të qenit e famshme. Duke qenë se është vlerësuar për bukurinë e saj gjatë gjithë jetës së saj, ajo zhvilloi një nivel të madh besimi. Një person që i njeh të dy, shtoi në Daily Mail se Vergara mërzitet për çështje të parëndësishme, ndërsa Manganiello i lë gjërat të rrjedhin dhe është më i qetë.

Këto dallime të thella karakteri u shfaqën gradualisht dhe filluan t’i acaronin. Incidentet e vogla ndezën debate dhe pikëpamjet e tyre të ndryshme për jetën e tensionuan marrëdhënien e tyre. Përplasja e vazhdueshme e qëndrimeve u bë rraskapitëse, duke çuar në një pikë ku ata nuk dëshironin të ishin më në shoqërinë e njëri-tjetrit. Përfundimisht, presioni i akumuluar e bëri më të lehtë ndarjen e tyre.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF