KreuStil Jetese

Italia ngre alarm për 15 qytete, temperaturat mund të shkojnë në 48 gradë Celsius

Italia ngre alarm për 15 qytete, temperaturat mund të shkojnë

Autoritetet italiane kanë lëshuar një alarm shëndetësor për 15 qytete, duke përfshirë Romën dhe Firencen këtë fundjavë, pasi vala e të nxehtit do të sjellë temperatura rekord në Europë.

Shkencëtarët e klimës në Agjencinë Evropiane të Hapësirës (ESA) thonë se temperaturat mund të arrijnë 48 °C në ishujt e Siçilisë dhe Sardenjës, potencialisht temperaturat më të nxehta të regjistruara ndonjëherë në Evropë.

Ministria italiane e shëndetësisë këshillon qytetarët të qëndrojnë të hidratuar, të hanë ushqime më të lehta dhe të shmangin rrezet direkte të diellit nga ora 11:00 deri në orën 18:00.

Në Spanjë autoritetet paralajmëruan se vala e të nxehtit nuk po godet vetëm zonat e zakonshme në jug, por gjithashtu po prek veriun që gjithmonë ka qenë më i freskët.

Në jug, temperaturat në qytetet e Seviljes, Kordobës dhe Granadës kanë arritur në 40 gradë Celsius, ose 104 gradë Fahrenheit.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF