
Pas 6 vitesh heshtjeje, Zayn Malik është rikthyer përmes një interviste ku bëri mjaft rrëfime të sinqerta. Këngëtari dhe ish-anëtari i “One Direction” është shfaqur në podcast-in “Call Her Daddy”, ku ka folur për gjithçka – nga të qenit anëtar i grupit jashtëzakonisht të suksesshëm e deri tek bashkë-prindërimi me modelen Gigi Hadid.
Intervista – e para e tij në gati gjashtë vjet – u realizua në shtëpinë e fëmijërisë së Alex Cooper në Pensilvani. Zayn ishte ishte i pari që u largua nga grupi në 2015. Ai pohoi se e kishte bërë këtë me vetëdije të plotë.
“Doja plotësisht me egoizëm të isha personi i parë që do të shënonte rekordin e tij”, shpjegoi këngëtari. “Unë jam pasiv, por kur bëhet fjalë për muzikën dhe biznesin tim. Jam serioz për këtë dhe jam konkurrues. Doja të isha i pari që do të largohesha dhe do të bëja gjërat e mia”, vazhdoi ai. Zayn gjithashtu hodhi pak dritë mbi atë që po ndodhte në atë kohë me grupin që zyrtarisht u ndërpre disa muaj pasi ai u tërhoq.
“Kishte padyshim çështje themelore edhe brenda miqësive tona”, tha ai. “Ne kemi qenë bashkë çdo ditë për pesë vjet dhe u lodhëm nga njëri-tjetri, nëse jam plotësisht i sinqertë”. Në të vërtetë, secili prej anëtarëve të grupit Harry Styles, Niall Horan, Liam Payne dhe Louis Tomlinson doli paskësaj me vetem dhe secili pati sukses në rrugën e tij.