
Beyonce nuk ka një marrëdhënie të mirë me vëllanë e saj nga babai, Nixon Knowles. 14-vjeçari ishte fryt i lidhjes që babai i yllit të popit, Matthew Knowles pati me nënën e Nixon ndërkohë që ishte ende i martuar me te emen e Beyonce, Tina Knowles-Lawson. Ai gjithashtu ka një vajzë të vogël të lindur jashtë martese.
Pas ndarjes me Mattheë, nëna e djalit, Alexandra, u përball me shumë vështirësi, duke deklaruar falimentimin dhe u zhvendos në një rulotë në 2014. Beyonce nuk është përpjekur asnjëherë ta ndihmojë financiarisht vëllanë e saj më të vogël dhe thuhet se refuzon ta takojë.
“Ajo është një miliardere dhe sapo bleu shtëpinë më të shtrenjtë në Kaliforni dhjetë milje larg shtëpisë sonë. Por jo, nuk ka pasur asnjë kontakt me të vëllanë”, ka pohuar Alexandra në një intervistë të fundit. “Shqetësimi im kryesor ishte të merresha me një fëmijë që pyet: Pse nuk më do ky person? Ulem në banjë dhe qaj ndonjëherë sepse nuk di si ta ndihmoj të jetë vetvetja”, ka shtuar ajo.
Sipas Sun, Alexandra shpërthen dhe qan duke dëgjuar një nga këngët e Beyonce-s, konkretisht atë të titulluar “Ring Off”, e cila tregon historinë e pabesive të Mattheë. “Nëse dëgjoni Ring Off, kjo është historia”, tha Alexandra 52-vjeçare.
Vetëm në vitin 2017 Alexandra ishte në gjendje të merrte me qira një apartament të mirëfilltë, raporton Sun. Megjithatë, ajo është ende e trishtuar që Niksoni nuk do ta takojë kurrë motrën e tij. “Unë i them atij, ‘fama nuk është e barabartë me lumturinë’, kështu që kurrë mos lakmo atë që ka dikush tjetër.” Por është e vështirë të shohësh njerëz që jetojnë si miliarderë. Çfarë po mendon ky fëmijë kur unë jam duke punuar 16 orë ditë për të paguar faturat? si ndihet;” u shpreh ajo, edhe pse sic thotë, nuk e fajëson Beyoncen për këtë gjë.












Ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni në plazh




Horoskopi ditor, e dielë 9 korrik 2023



