Sa herë jeni gjendur në situatë që të dëshironi ta hiqni llakun nga thonjtë, por nuk keni aceton? Në botën “Bëje vetë” ekzistojnë “mrekulli” dhe mënyra se si ta hiqni llakun e thonjve, madje edhe kur nuk keni asnjë pikë acetoni, thote Telëgrafi.
1. Llaku ngjyrë të errët për thonj
Mënyra e parë është t`i lyeni sipër me një manikyr më të errët. Përsëriteni procedurën derisa të mbulohet plotësisht manikyri i vjetër.
2. Pasta e dhëmbëve
Hidhni pastë dhëmbësh në secilin thua dhe fërkoheni me force. Pasta thuhet se do të ngrejë gradualisht shtresën e ngjyrës nga thonjtë.
3. Llaku i flokëve
Spërkatni thonjtë me llak flokësh dhe hiqeni pastaj me ndihmën e
pambukut. Por këtë bëjeni shpejt, sepse llaku i flokëve muund të shkaktojë edhe dëmtim të thonjve.
4.Parfumi
Disa thonë se manikyri hiqet edhe me parfum, me të njëjtin përdorim si acetoni.
5. Lëngu i limonit dhe uthulla
Kjo përzierje konsiderohet eliminues natyral i llakut të thonjve. Përzieni një lugë të vogël lëng limoni dhe uthulle të bardhë dhe përziejeni mirë. Pastaj thonjtë njomini në ujë të vakët 10 minuta dhe me pambuk të lagur, fërkojini derisa manikyri të largohet.