KreuStil Jetese

Mesazhi që përcolli Shakira me veshjen e saj të fundit!

Mesazhi që përcolli Shakira me veshjen e saj të fundit!

Shakira ishte në rreshtin e parë gjatë shfaqjes së modës së Viktor & Rolf në Paris, dhe ndjekësve u mbeti mendja tek xhaketa e saj. Këngëtarja kishte zgjedhur një xhaketë të bardhë nga koleksioni vjeshtë-dimër 2008 i kësaj marke, e cila dominohej nga fjala “Jo”, e shkruar me shkronja të mëdha tredimensionale.

“”Po” është e mbivlerësuar, – tha Shakira kur u pyet për pamjen e saj, – unë identifikohem me “Jo”! Është një fjalë shumë e fuqishme.” Disa ndjekës ndërkohë nxituan ta interpretojnë këtë si një mesazh publik për ish partnerin e saj, Gerard Pique.

Përdorimi i rrobave për të komunikuar botën tuaj e brendshme nuk është aspak një risi. Në fakt, politikanë, president e pjesëtarë të familjeve mbretërore shpeshherë kanë zgjedhur të përcjellin mesazhe përmes veshjeve të tyre.

Megjithatë, veshja ndonjëherë mund të japë efekt krejt të kundërt me atë që personi që e shfaq do të përcjellë. Në vitin 2018, Melania Trump shkaktoi kritika kur në një vizitë të një strehe fëmijësh emigrantësh zgjodhi të vishte një xhaketë Zara, ku shkruhej “Mua nuk më intereson shumë. Po juve?”

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF