Enrique Iglesias, ylli i popit me miliona fansa në mbarë botën, performoi të dielën, më 2 korrik, në Craiova të Rumanisë gjatë festivalit IntenCity. Është bërë viral sakaq në internet momenti kur artisti puth në faqe një fanse që i hidhet në qafë.
Enrique Iglesias doli në skenë në ditën e fundit të Festivalit, kur papritur fans ai hidhet dhe e mbërthen duke i thënë “Më merr me vete”! E reja arriti t`i shpëtojë stafit teknik, por Iglesias nuk u bezdis aspak nga veprimi i saj, përkundrazi edhe ai e përqafoi dhe e puthi në faqe plot dashamirësi.
Kjo vajzë është shumë me fat”, “Enrique është një burrë shumë i mirë”, “Është një kujtim i bukur, për të gjithë jetën”, kanë komentuar fansat e artistit në Instagram.
Vetë e reja e quajtur Cătălina, u kritikua shumë në internet për gjestin e saj. Por kjo nuk e shqetësoi aspak. “ENDRRAT BEHEN REALITET! Sapo putha @enriqueiglesias! E dua shumë!”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në rrjetet sociale, duke ndarë me miqtë një tjetër video nga koncerti. Catalina kishte qëndruar shumë pranë skenës dhe kështu kishte mundur t`i afrohej këngëtarit të njohur. Ajo është e martuar dhe ka një vajzë 1 vjece. Fansja u befasua që videoja u bë lajm dhe miqtë e saj u argëtuan shumë. Enrique Iglesias mban rekordin për numrin më të madh të hiteve në listën e Billboard. I vlerësuar me nderimet më prestigjioze të industrisë së muzikës, ai konsiderohet një ndër artistët më të ndjekur me mbi 14 miliardë shikime në YouTube/VEVO. Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias janë së bashku prej 22 vjetësh dhe përbëjnë sot njërin cifteve me solide në industrinë e argëtimit. Ata janë prindër të 3 fëmijëve.