Leonardo DiCaprio është padyshim një nga aktorët më të njohur, i cili fitoi famë më së shumti me rolin e tij në “Titanic” dhe më vonë mori Oscar për interpretimin e tij në “The Revenant”. Megjithatë, vitet e fundit, jeta e tij e dashurisë ka tërhequr më shumë vëmendje sesa puna e tij në ekranin e madh. DiCaprio shpesh është përfolur për ndërprerjen e marrëdhënieve kur të dashurat e tij mbushën 25 vjeçe.
Sipas burimeve pranë aktorit, ky vendim është bazuar në bindjen e tij se në atë moshë, individët arrijnë pjekurinë e plotë dhe dëshirojnë angazhime më serioze. Që prej ndarjes së tij me Camila Monroe, mediat kanë pritur me padurim lajmet për partneren e re të aktorit 48-vjeçar.
Së fundmi, Leonardo DiCaprio ka nisur pushimet dhe ndalesa e tij e parë ka qenë në zonën luksoze Hamptons në Nju-Jork. Duke udhëtuar me helikopterin e tij, DiCaprio mbërriti atje për të shijuar disa ditë relaksi.
Mediat e huaja kanë arritur të fotografojnë aktorin me një veshje casual, pantallona të shkurtra sportive kafe dhe një bluzë të bardhë, ndërsa mbante syze dielli dhe një kapele blu bejsbolli.
Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte prania e një gruaje misterioze, e cila gjithashtu zbriti nga helikopteri dhe vendosi çantat e saj në makinën e DiCaprios. Identiteti i të resë mbetet i panjohur, pasi ajo e fshehu fytyrën me syze dhe kapele.
Disa media aludojnë se kjo grua misterioze mund të jetë shoqe e Meghan Roche. Na mbetet të presim, për të mësuar më shumë në ditë në vijim..