
Bill Clinton, presidenti i 42-të i Shteteve të bashkuara të Amerikës, ka mbërritur në Shqipëri këtë të hënë. Sipas agjendës, Clinton do të pritet në orën 19:00 nga kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve.
Rama dhe Clinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve. Kryeministri Rama pas fjalimit do të ftojë presidentin Clinton të marrë çmimin e akorduar. Ceremonia e nderimit të presidentit të 42-të të SHBA-së, Bill Clinton, me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” do të pasohet nga fjalimi i presidentit, e cila pritet të mbahet në orën 19:25.
Rrugët e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” prej disa ditësh janë të mbushura me flamuj amerikanë dhe shqiptarë, sakaq një pankartë e madhe me foton e Clinton dhe mbishkrimin “Mirë se erdhe zoti President!” është varur mbi fasadën e Politeknikut.
Kujtojmë që Bill Clinton gjatë kohës së mandatit të tij si president i SHBA-së ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-s për ndërhyrjen e NATO-s në Luftën e Kosovës në vitin 1999.

Mick Jagger fejohet në moshën 79-vjeçare!

Sonte superhëna më e madhe dhe më e ndritshmja!






Horoskopi ditor, e hënë 3 korrik 2023

Hachiko: Qeni më besnik në botë mbush 100 vjeç







Horoskopi ditor, e diel 2 korrik 2023



