KreuStil Jetese

Dilano van ‘t Hoff vdes në moshën 18-vjeçare në një aksident në Spa-Francorchamps

Dilano van ‘t Hoff vdes në moshën 18-vjeçare në

Piloti holandez i garave Dilano van ‘t Hoff ka vdekur pas një aksidenti në një garë në Kampionatin Evropian Rajonal të Formulës.

Shoferi 18-vjeçar i MP Motorsport po konkurronte në garën e dytë në qarkun Spa-Francorchamps në Belgjikë, njoftuan organizatorët.

Van ‘t Hoff u përplas me makinë, pasi u ndal në mes të pistës, mirëpo u godit sërish drejtpërdrejt nga një makinë që i afrohej pas shpine me shpejtësi.

18-vjeçari u nxor nga makina pa ndjenja dhe u transportua menjëherë në qendrën mjekësore, më pas me urgjencë në spital, por mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë pas plagëve të rënda të shkaktuara nga aksidenti në pistë.

Gjithashtu dhe një pilot francez Anthoine Hubert humbi jetën në të njëjtin qark gjatë një gare të Formula 2 në vitin 2019.

Organizatorët e garës thanë: “Ne duam të shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjen, ekipin dhe miqtë.”

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF