
Vajza e Jozefina Topallit, Megi e kurorëzoi tani në martesa lidhjen e saj disa vjecare. Ajo dhe partneri, Angji Serreqi u martuan në Shirokë të Shkodrës, buzë liqenit.
Ky moment megjithatë, ka bërë që të rindizen menjëherë në rrjet komentet mbi lidhjen e saj 10 vjecare me Luiz Ejllin, marrëdhënie kjo që pati një vëmendje të madhe nga ana e publikut pikërisht për shkak të nënës së saj, politikanes së njohur Jozefina Topalli.
Luizi nga ana tjetër, mori këto kohë një famë të madhe për shkak të pjesëmarrjes në BBV, dhe cdo gjë e lidhur me të, ngjall shumë kërshëri. Për këtë arsye, rrjetit nuk i shpëtuan komentet e ish shokëve të këngëtarit. Meridiani, Joni dhe Mario i kanë uruar jetë të lumtur Megit në postin e saj me fustanin e nusërisë. Madje Mario ka qenë i futar në dasëm ku ka marrë pjesë me partneren e tij.
Duket se pavarësisht prishjes së miqësisë me Luizin, djemtë ruajnë kontakte me ish partneren e tij. Ajo vetë zgjodhi t`i përgjigjet me shujmë dashamirësi Jonit.
Joni: U plakshi bashke e Zoti ju ruajt dy engjëjt.
Megi: Shume faleminderit, ju përqafoj ty Jovin dhe Patrik.