Sam Smith është trendi i momentit dhe kjo për shkak të një videoje ku hidhet nga skena dhe që është bërë virale në internet.
Këngëtari 31-vjeçar është në vëmendjen e të gjithëve pasi një përdorues i këtij rrjetit social postoi një video të dikujt që hidhej në turmë, së bashku me komentin “Sam Smith kërceu në mes të publikut, por nuk e kapi askush”.
Megjithatë, e vërteta doli shpejt në dritë. Ai që njerëzit e menduan si Sam Smith ishte një burrë i veshur si breshkë ninja, që u hodh mes turmës gjatë një koncerti të Vanilla Ice në Oregon, Shtetet e Bashkuara.
Fansat nxituan të komentonin duke thënë: “Unë sfidoj këdo që tallet me djalin që nuk është Sam Smith dhe i kërkoj të tregojnë trupin e tyre perfekt. Sam po e shijon jetën në maksimum. Dhe ai paguhet për këtë. Gjithçka që duhet të bësh ti është të jesh xheloz”.
“Nëse mendoni se ky është Sam Smith, herën tjetër ju lutem përdorni trurin tuaj”, ka shkruar një ndjekës tjetër dhe komenti i radhës është: “Njerëz të mirë, google-i është falas”.