KreuStil Jetese

Enrique Iglesias nesër koncert në Tiranë; Ç’duhet të dini!

Enrique Iglesias nesër koncert në Tiranë; Ç’duhet

Enrique Inglesias do të performojë për herë të parë para publikut shqiptar, në sheshin “Skëndërbej”, mbrëmjen e 30 qershorit, duke hapur në këtë mënyrë Javën e Kulturës Spanjolle, që nis të premten në kryeqytet.

Koncerti do të nisë në orën 21:30 dhe pritet që të jetë një mbrëmje e paharrueshme. Shitja e biletave bëhet në faqen zyrtare backstage.al dhe fizikisht në info point në “Sheshin Italia” dhe në sheshin “Skënderbej”, si dhe njëkohësisht në sportelin e Teatrit të Operës dhe Baletit.

Enrique Iglesias u bë i njohur në mbarë botën në fillin e viteve ‘90 dhe më pas karriera e tij ndërkombëtare u zgjerua në mbarë globin me këngë si “Bailamos”, “Rhythm Divine”, duetin me Whitney Houston “Could I have this kiss forever”, për të vijuar me hite si “Turn the night up”, “Heart Attack” e deri vitet e fundit me shumë bashkëpunime dhe këngë si “Duele el Corazon” dhe “Subeme la Radio” që me siguri do të këndohen në kor edhe në sheshin “Skënderbej”.

Ylli i muzikës latine dhe pop numëron më shumë se 70 milionë disqe të shitura. Në vitin 2016 ai është cilësuar nga Billboard si mashkulli më i suksesshëm në ‘club dance style’, i të gjitha kohërave.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF