KreuStil Jetese

Fifi tregon historinë prekëse pas emrit të djalit të saj!

Fifi tregon historinë prekëse pas emrit të djalit të saj!

Fifi është bërë nënë prej një muaji dhe po e shijon këtë kohë maksimalisht. Këngëtarja e njohur solli në jetë një djalë, të cilin e quajtën Theo Mal.

Pikërisht lidhur me emrin ajo ka folur në një bisedë me ndjekësit e saj duke shpjeguar kuptimin, i cili paska një histori prekëse.“Theo-nga latinishtja e vjetër do të thotë Zot. Mal-nofka e xhaxhait të ndjerë të Adisit. Dhe kur e lidha Theo Mal e përktheva si “Zot i Maleve”, shpjegoi ajo.

Lajmin bashkë me partnerin e saj Adis Patushi ishin bërë prindër të një djali, këngëtarja nga Kosova e dha vetë përmes një postimi në Instagram. “Evladi-Theo Mal Patushi ??? 25.04.2023 !”- shkruante ajo.

Këngëtarja dhe partneri i saj u zhvendosën në SHBA në ditët e fundit të shtazanisë, ku dhe mendohej se e lindi djalin. Adisi ka edhe një djalë nga marrëdhënia e mëparshme me modelen Adrola Dushi.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF