KreuStil Jetese

Shakira: Tradhëtinë e Pique-së e mësova nga mediat, babanë e kisha në terapi intensive!

Shakira: Tradhëtinë e Pique-së e mësova nga mediat,

Shakira është rrëfyer së fundi për momentin kur mësoi tradhtëtinë e partnerit të saj, Gerard Pique, dhe paska qenë më i vështirë nga sa mund të mendohej! Këngëtarja e njohur rrëfeu për revistën “People en Español” se lajmi i ra “si bombë” pasi vec të tjerash, gjithcka e mësoi nga mediat në kohën kur babai i saj 91 vjeç, William Mebarak Chadid, u shtrua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e një aksidenti.

“Gjithçka ndodhi menjëherë. Mësova përmes medias se isha tradhtuar, ndërsa babai im ndodhej në terapi intensive. Njeriu që kam dashur më shumë në jetën time, babai im, po më linte kur kisha më shumë nevojë për të.”“Babai im është shembulli më i madh i qëndrueshmërisë dhe nëna ime ka qenë pranë tij gjithmonë. Ata të dy kanë qenë një reflektim i asaj ëndrre që nuk u realizua për mua. Por shpresoj që ata të jenë model për fëmijët e mi.”

Shakira tregoi edhe ndjesitë e përjetuara në momentin kur mësoi tradhtëinë e Pique.

“Kam kaluar mohim, inat, dhimbje, pranim, pikëllim, shpresë, mashtrim, shpresë, emocione. Kaq shumë emocione dhe ndjenja që herë pas here duken të përziera, që dukej se nuk mund të bashkëjetonin brenda meje.”

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF