
Rita Ora nuk udhëton lehtë. Ylli i popit i kërkoi stafit të merrte një karrocë të ngarkuar me 14 valixhe kur mbërriti në Aeroportin e Sidneit dy ditë më parë pas përfundimit të xhirimeve në “The Voice”, duke i habitur të gjithë me numrin e valixheve që kishte sjellë me vete.
Këngëtarja britanike tërhoqi vëmendjen edhe me veshjen e saj. Ajo kishte veshur pantallona të zeza të ngushta, të shoqëruara me një xhaketë dhe një pardesy të madhe të zezë. Pamjen e saj këngëtarja e kompletoi me një palë atlete në të njëjtën ngjyrë dhe një çantë rreth trupit të saj. Të vendosura mbante edhe një palë syze dielli të dizajnuara.
Rita mbante në dorë një çantë të dytë, një Hermès Birkin të kuqe, të cilën e kishte vendosur sipër valixhes që mbante në duar.
Teksa ndodhej në aeroport, një fanse iu afrua Ritës për të bërë një foto me të. Këngëtarja pranoi me kënaqësi.
Kujtojmë që Rita Ora prej kohësh po shijon një histori të bukur dashurie me Taika Waititi, romancë të cilën ata e kanë kurorëzuar tashmë në martesë.

Lista e plotë: Fituesit e BET Awards 2023!


Konfirmohet romanca e Keisit me DJ Geek!


Shakira, shtatzënë për herë të tretë?

Martohen Jon Hamm dhe Anna Osceola!

Taylor Swift refuzon ftesën e Meghan Markle!

Horoskopi ditor, e hënë 26 qershor 2023

Perimet që ndihmojnë largimin e yndyrave







Horoskopi ditor, e diel 25 qershor 2023



