KreuStil Jetese

Shakira, shtatzënë për herë të tretë?

Shakira, shtatzënë për herë të tretë?

Shakira dhe Lewis Hamilton prej disa javësh kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike. Ata janë parë në disa takime së bashku dhe ndonëse janë munduar ta mbajnë sa më private, nuk kanë kaluar pa u vënë re nga fansat e shumtë që ata kanë.

 “Ata po kalojnë kohë së bashku dhe janë në fazën ‘njohje dhe flirt’”, tha një burim i brendshëm për “People”. Ndërkohë së fundmi parashikuesja Mhoni Vidente ka deklaruar në një emision se ylli kolumbian, Shakira mund të bëhet sërish nënë.

Parashikimi ka rënë si bombë në mediat sociale dhe të gjithë kanë filluar aludimet se babi i fëmijës do të jetë piloti Luis Hamilton.“Njëra që do të bëhet nënë këtë vit është Shakira. Babai është sportist ose dikush që ka qenë i shoqëruar me të”, theksoi parashikuesja teksa më tej parashikoi dhe gjininë e fëmijës, duke shtuar se këngëtarja kërkon të ketë një vajzë.

Kujtojmë që Shakira dhe Piqué, me të cilin ajo ka dy fëmijë, Sasha dhe Milan, u ndanë pasi ylli i futbollit e tradhtoi me të dashurën e tij aktuale Clara Chia Marti. Këngëtarja e “Waka Waka” u shkatërrua kur mësoi se ajo kalonte kohë në shtëpinë që ata ndanin me fëmijët e tyre.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF