Bebe Rexha i kerkoi ndjekesve te ndalojnë diskutimin e shtimit të saj ne peshë me 13 kilogramë, për të cilin tha muajin e kaluar se ishte shkaktuar nga sindroma e vezores policistike (PCOS). Teksa po merr veten nga lëndimi në fytyrë që pësoi pas goditjes me një celular gjatë performancës në New York të dielën, ylli 33-vjeçar i muzikë pop, u tha 2.1 milionë ndjekësve të saj në Twitter se ishte e lodhur duke dëgjuar kritika për pamjen. “E di që jam shëndoshur. Unë jam shumë e mërzitur nga njerëzit që flasin për të”, shkroi Bebe.
Në një postim tjetër, interpretuesja e hitit “I’m a Mess” shtoi: “Qeniet njerëzore kalojnë nëpër luhatje të peshës, është jeta dhe ju nuk e dini se çfarë po kalojnë njerëzit. Medikamente, sëmundje etj…”.
Postimet e saj nxitën përgjigje të shumta mbështetëse pasi fansat i kujtuan asaj se ajo është ‘mbretëresha e të dukurit bukur dhe seksi’. “Absolutisht qesharake që njerëzit kanë gjithmonë diçka për të thënë. Je e mrekullueshme dhe kaq e kompletuar. Le të jenë xhelozë ata që urrejnë”, ka kujtuar Rexha në një tjetër status në Twitter.
Në fillim të këtij muaji, Rexha publikoi një ‘selfie’ të realizuar përballë pasqyrës, në të cilën ngriti xhupin e zi për të zbuluar barkun e saj. “Po, jam në epokën time të shëndoshjes dhe çfarë?”, shkroi ajo në krah te fotografisë. Ne maj nderkohe rrefeu se vuante nga një çekuilibër hormonal gjatë një paraqitjeje në “The Jennifer Hudson Show”.
“Dëgjo, ne jemi në sy të publikut, kështu që kjo do të ndodhë”, i tha ajo prezantueses së emisionit. “Isha shumë më e dobet dhe fitova pak peshë. Nuk jam e merzitur për këtë sepse është e vërtetë, por kur sheh komente të tilla, të bën pak të shqetësohesh”.
Tri herë e nominuara për çmimin ‘Grammy’ vazhdoi duke thënë: “Njerezit nuk e dine se çfarë po kalon dikush, çfarë po kalon në jetën e tij.. Por jemi në vitin 2023… nuk duhet të flasim për peshën e njerëzve”. “Dëgjo… Më pëlqen të ha, në rregull? Më pëlqen të ha”, shtoi Bebe Rexha, ndërsa prezantuesja Hudson, 41 vjeçe, i tha: “Nuk ka asgjë të keqe ketu!”
Këngëtarja e hitit “Me, Myself and I” ndau edhe detaje tjera rreth shëndetit të saj teksa ishte në emisionin televiziv. “Unë shkova te mjeku vitin e kaluar – dhe shumë gra në fakt e kanë këtë dhe nuk e dinë për të – por më diagnostikuan me PCOS, që është sindroma e vezores policistike”, zbuloi ajo.