
Tashmë është fakt: edhe pse ata vetë e kanë mohuar, Afra Safraçoğlu dhe Mert Ramazan Demir, aktorët kryesorë të serialit Yalı Çapkın (Çapkëni i pasur), i cili transmetohet në TV Klan dhe theu rekordin e shikueshmërisë, janë fotografuar nga paparacët teksa shkëmbenin puthje gjatë pushimeve ne Göcek. Thashethemet që qarkullonin prej muahs, të dy ata i kishin hedhur poshtë deri tani.
Pamjet e puthjeve të tyre në det kanë bërë menjëherë xhiron e rrjetit.
Lidhja e dy aktorëve ka shkaktuar dhe shumë kritika pasi Mert ka qenë shok me ish-të dashurin e Afrës, Mert Yazicioglu. Ata u ndanë pas 4 vitesh bashkë dhe Afra hodhi poshtë thashethemet se nje person i tretë ishte shkaku i ndarjes së tyre.
Në muajin mars, Yaciglo e fshiu Mert Ramazanin nga rrjetet e tij sociale, duke i dhënë hov sërish fjalëve se ishte tradhëtia e saj që kishte sjellë ndarjen.
Yaziglou nga ana e tij ka nisur tashmë një lidhje me Dilan Cicek Deniz, dhe duket mjaft i kënaqur.







Horoskopi ditor, e shtunë 24 qershor 2023




Mbyllet “Klanifornia”, mesazhi i Julian Dedës!



Elvana, you rock girl!





