
Atletja shqiptare Eva Buzo e ka ndërprerë sfidën e saj për kalimin me not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës. 35-vjeçarja, pas rreth 30 orësh në det, ka ndërprerë notin 10 milje larg Karaburunit për shkak të problemeve shëndetësore.
Buzo kishte paraqitur disa shqetësime gjatë rrugës nga uji i kripur si dhe djegia nga një kandil. Avokatja është vendosur në terapi intensive në spitalin e Vlorës, dhe sipas mjekëve ka hipotermi për shkak të qëndrimit në ujë.
Nëse Eva Buzo nuk do ta ndërpriste sfidën, ajo do ta përshkronte me not nga Otranto drejt brigjeve shqiptare në Vlorë për rreth 35-40 orë.
Eva Buzo, e cila jeton në Australi, u shoqërua nga dy varka ndihmëse dhe një varkë 12.5 metra e vënë në dispozicion nga Sud-est diving Otranto dhe Residence.



Shet feston 3-vjetorin; detaje nga festa!


Horoskopi ditor, e premte 23 qershor 2023














