
Sigurisht që tani ti ke dëgjuar për Shet!
Ke dashur të kontaktosh influencers për biznesin tënd, por nuk ke ditur ku apo si? Apo ke patur një eksperiencë jo të mirë me kontratat dhe kushtet e bashkëpunimit me ta? Për të gjitha këto, Shet ju ka ardhur në ndihmë me anë të punës, përkushtimit dhe profesionalizmit.
“Shet Influencers Industry” është një agjenci marketingu në metropol, e cila operon në fushën e marketingut digjital. Agjencia ka arritur që prej 3 vitesh të jetë lider në influencers marketing industry, duke kontraktuar mbi 500 influencers në vendin tonë.
Lindi fillimisht si një ide, në një periudhe aspak të favorshme si karantina, për t’u kthyer në një nga agjencitë që shërben përditë dhe fuqishëm për çdo brand që marketohet në digjital.
Këtë fundjavë, datë 24 qershor, Shet feston 3-vjetorin e saj në Sanur, Dhërmi, ku pritet të jenë prezentë mbi 200 të ftuar, ndër to shumë prej figurave të rëndësishme publike. Me përkushtimin dhe profesionalizmin e gjithë stafit është bërë e mundur që të organizohet një festë madhështore dhe atmosferë mikpritëse.
Kujdes për të gjithë të pranishmit; Kodi i veshjes është vendosur të jetë sa më veror dhe me në fokus ngjyrat e sezonit. Detaje të tjera mund t’i zbuloni nëpërmjet ftesës virtuale të realizuar, e cila është shpërndarë nga 300 kanale influencerash në Instagram.