KreuStil Jetese

“Të ridashurohesh disa herë”, Shpat Deda zbulon sekretin e lidhjes me partneren e tij!

“Të ridashurohesh disa herë”, Shpat Deda zbulon sekretin e

Shpat Deda ka qenë së fundmi i ftuar në “A Live Night”, me Ledion Liçon, ku ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën e tij profesionale, dhe private. Këngëtari ka folur me emocion për lidhjen e tij të dashurisë, duke theksuar se vajza që i ka vjedhur zemrën, luan gjithashtu një rol vendimtar edhe në karrierën e tij.

“Pa vulën e asaj nuk bëhet puna ime”, është shprehur Deda për partneren e tij, teksa ka theksuar se çelësi i një lidhjeje të shëndetshme është të ridashurohesh disa herë me të njëjtin person.

“Ka plot këngë për partneren time Blertën. Janë këngët më të lumtura. Blertën e kam partnere është njeriu me të cilën i ndaj të gjitha. Është person shumë i sinqertë, shumë inteligjente. Sa herë që unë punoj, vulën e ka mendimi i saj. Ka patur raste që kam kthyer gjëra prej mendimit të saj, se ka një shije shumë të zhvilluar e një prespektivë më të rafinuar se unë.

Çelësi i një marrëdhënieje të qëndrueshme është si e shoh unë, si e pranoj unë, të kemi hapësirë në lidhje dhe më pas aftësinë me u dashuru vazhdimisht e të pranojmë që njerëzit ndryshojnë. Kjo neve na ka ndodhur vazhdimisht”, tha Shpat Deda.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF