KreuStil Jetese

Nga titulli te premiera, Shakira vjen me një këngë të re! Sërish mesazh për Piqué?

Nga titulli te premiera, Shakira vjen me një këngë të re!

Shakira, e cila pas ndarjes nga Gerard Piqué, është gati të publikojë këngën e saj të gjashtë për kënaqësinë e miliona fansave të saj në mbarë botën. Këngëtarja kolumbiane zbuloi dje në llogarinë e saj në Instagram se të enjten e ardhshme, më 29 qershor, do të publikojë videoklipin zyrtar të këngës “Copa Vacía”, një bashkëpunim me atdhetarin e saj Manuel Turizo.

Në poster, Shakira shihet si një sirenë në breg të detit. Pak ditë më parë Shakira ka postuar një video në Instagram ku shihet duke bërë sërf dhe në sfond dëgjohet ajo që duket të jetë një varg i këngës që do të publikohet.

Që nga përfundimi i lidhjes së saj me ish-futbollistin, Shakira ka publikuar pesë këngë: “Te Felicito” dhe “Monotonía” në 2022 dhe “Music Session 53” me Bizarrap, “TQG” dhe “Acróstico” në 2023.

A post shared by Shakira (@shakira)

Kësaj liste do të na duhet t’i shtojmë edhe “Copa Vacía”, që me vargun e përmendur duket se i drejtohet edhe presidentit aktual të Kings League.

Ky do të jetë bashkëpunimi i saj i dytë me artistë kolumbianë në këtë 2023. Më 23 shkurt, u publikua video zyrtare e “TQG” me Karol G, një këngë që deri më sot ka grumbulluar gati 612 milionë shikime në YouTube.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF