
Fëmija i këngëtarit Marc Anthony dhe bashkëshortes së tij Nadia Ferreira erdhi në jetë këtë të diel, në një ditë shumë të veçantë, pasi në Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera të botës festohej Dita e Babait. Lajmin e lumtur e ka bërë të ditur vetë këngëtari në llogarinë e tij në Instagram me një fotografi të bebes, gjinia e të cilit ende nuk dihet.
Me publikimin e një fotografie bardh e zi në të cilën shfaqet vetëm një pjesë e trupit të bebes, çifti i ka treguar gjithë botës fëmijën e tyre të parë. Imazhi u shoqërua me një mesazh të shkurtër, por emocionues në të cilin këngëtari dhe modelja falënderuan Zotin për ardhjen e tij në jetën e tyre, “Koha e Zotit është perfekte, gëzuar Ditën e Babait”.
Duhet theksuar se pak ditë më parë, Nadia tregoi në një intervistë që dha për revistën People en Español, se ishte shumë e emocionuar dhe ishte më se e gatshme për të pritur fëmijën e saj të parë. Ajo rrëfeu se kishte ndjekur një dietë rigoroze, në mënyrë që ajo dhe fëmija i saj të kenë një shëndet sa më të mirë.
Këngëtari i “I Need to Know” është gjithashtu baba i binjakëve 14-vjeçarë Max dhe Emme, të cilët i ndan me ish-Jennifer Lopez. Anthony gjithashtu ndan djemtë Ryan Adrian, 19 vjeç dhe Cristian Marcus, 22 vjeç, me ish Dayanara Torres, si dhe Chase, 27, dhe Ariana, 28, me Debbie Rosado.
Marc dhe Nadia konfirmuan romancën e tyre në mars 2022, më vonë në maj të të njëjtit vit ata njoftuan se ishin fejuar.
Ai u martua me Nadia Ferreira më 28 janar të këtij viti dhe menjëherë më pas dhanë lajmin e bukur të shtatzënisë.



Pas sulmit në koncert, reagon Bebe Rexha!

Horoskopi ditor, e martë 20 qershor 2023








A janë çift Shakira dhe Lewis Hamilton?




The Telegraph: Shqipëria eklipson Kroacinë!


Horoskopi ditor, e hënë 19 qershor 2023

