KreuStil Jetese

Të ftuarit që “thyen” rregullat në dasmën e Arbanës dhe Eduartit!

Të ftuarit që “thyen” rregullat në dasmën e

Edhe pse Arbana Osmani kishte vendosur disa rregulla te forta, dhe bashke me regjisorin Eduart Grishaj nuk zbuluan asnjë detaj nga dasma e tyre, duket se disa prej të ftuarve të tyre nuk duruan dot, por e shkelen “premtimin” e bere. Ata kane postuar fotografi nga dasma e zhvilluar të shtunën në Toskane të Italisë, duke nisur nga Marcela Lati që ka zbuluar pak detaje nga fustani i nusërisë, i cili përbëhet nga material dantelle të bardhë.

Arbër Bytyqi ka postuar në Instastory një imazh, ku shfaqet vet dhe në sfond dasma, ndërsa edhe një fotografi tjetër të menysë që Arbana dhe Eduarti zgjodhën.

Ditën e ceremonisë, Ylli Limani publikoi disa nga lulet dekoruese, ndërsa ka shkruar se nuk e lejojnë të postojë asgjë, perpos atyre luleve. Ish opinionisti i Big Brother VIP, Arbër Hajdari ka publikuar një fotografi të përbashkët me partneren e tij, ndërsa janë kombinuar të dy me ngjyrë të zezë.

E veshur me një fustan me lule, këngëtarja Xhensila Myrtezaj nuk ngurroi të tregonte për ndjekësit se ishte kombinuar me të voglën e saj, Ajkën. Në sfond dukeshin detaje nga dekori me drita në një prej ambienteve të dasmës së çiftit. Tani pritet qe dyshja te tregoje vete me shume detaje nga dasma e vecante ne nje vend kaq romantik sa Toskana.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF