KreuStil Jetese

VIDEO/ Bebe Rexha qëllohet me telefon në fytyrë gjatë performancës! Gjendja e saj?

VIDEO/ Bebe Rexha qëllohet me telefon në fytyrë gjatë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është përballur me një incident të rëndë gjatë koncertit të mbajtur këtë të diel në Nju-Jork. Teksa performonte në skenën e tejmbushur, Bebe u godit me një celular në fytyrë nga një prej të pranishmëve.

https://metro.co.uk/video/moment-bebe-rexha-hit-face-thrown-mobile-phone-mid-song-stage-2962441/?ito=vjs-link

Në një video të publikuar në Twitter, artistja e veshur me ngjyrë rozë po i drejtohej pjesës së përparme të skenës, në momentin kur celulari fluturon me shpejtësi në drejtim të saj. Bebe goditet drejt e në fytyrë dhe pas një momenti tronditjeje, ajo bie në gjunjë me kokën ulur, ndërsa anëtarë të shumtë të stafit nxitojnë për ta ndihmuar.

https://twitter.com/captiv_8_/status/1670613816957075456?s=20

Videoja u shpërnda nga një numër i të pranishmëve të koncertit në Big Apple të dielën, ndërsa qarkulloi më pas edhe një video e Bebes duke u ndihmuar të dilte nga skena pas incidentit të rëndë.

https://twitter.com/RossBernaud/status/1670618047260786691?s=20

“Kjo është Bebe Rexha që po largohet me nxitim nga vendi i koncertit këtu në NYC, pasi dikush hodhi një telefon dhe e goditi në fytyrë. Ne të gjithë po kalonim mirë dhe Bebe po ashtu. Kush do ta bënte diçka të tillë??? Shpresojmë të jesh mirë Bebe Rexha”, shkruhet në videon e postuar në Twitter.

Nëna e këngëtares në një intervistë të dhënë për mediat e huaja ka zbuluar se asaj iu desh të bënte tri qepje pas goditjes që mori në skenë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF