KreuStil Jetese

Bie nga shkallët, vdes në vend aktorja 29 vjecare!

Bie nga shkallët, vdes në vend aktorja 29 vjecare!

Aktorja e filmit “Snowdrop” , Park Soo-ryun ka ndërruar jetën në moshën vetëm 29-vjeçare nga një aksident tejet i cuditshëm që ka shokuar Korenë e Jugut: Ajo vdiq pas rrëzimit në shkallët e një banese në ishullin Jeju, ku duhet të performonte.  

Edhe pse ajo u dërgua me urgjencë në spital, Park u shpall e vdekur nga mjekët të cilët, pavarësisht, nuk arritën ta rikthenin në jetë. “Truri i saj ka reshtur së funksionuari, por zemra i rreh ende. Dikush mund të ketë nevojë të dëshpëruar organe. Si prindërit e saj, ne duam të jemi në gjendje të ngushëllojmë dikë, e në të njëjtën kohë të ngushëlloehmi me mendimin se zemra e vajzës do të vazhdojë të rrahë në kraharorin e dikujt tjetër”, tha e ëma e aktores, duke njoftuar kështu se ata ishin gati t`i dhuronin organet e 29 vjecares të shuar tragjikisht.  

Park e njohu famën pas debutimin në muzikalin “Tenori” të vitit 2018. Ajo interpretoi edhe në disa muzikalë të tjerë, duke përfshirë “Finding Kim Jong Wook”, “Passing Through Love”, “Siddhartha” dhe “The Day We Loved”.

Po kështu, interpretoi dhe rolin e një studenteje në serialin kontrovers K-dramë “Snoëdrop”, së bashku me Jisoo të Blackpink dhe aktorin Jung Hae-in. Vdekja e saj vjen pasi kolegia e vet në filmin “Snowdrop” Kim Mi-soo vdiq papritur në muajin janar po në moshën 29-vjeçare për arsye të paspecifikuara.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF