KreuStil Jetese

Endi Demneri e veshi dje, sot Ferragni! Kush shkëlqen më shumë?!

Endi Demneri e veshi dje, sot Ferragni! Kush shkëlqen më shumë?!

Blogerja italiane, motra e Chiara Ferragni, Valentina Ferragni dhe fituesja e ‘Miss Univers Albania 2023’, Endi Demneri që do të përfaqësojë Shqipërinë në garën e madhe që do të mbahet në El Salvador, kanë bërë xing me fustanet e tyre këtë herë.

Ferragni ishte pjesë e një eventi në Rinascente në Milano, e veshur me një fustan të zi sensual me një kapuç të integruar nga Magda Butrym dhe me një palë sandale me lule të kuqe.

Gjithashtu dhe modelja shqiptare, Endi e ftuar në finalen e madhe e “Muza Competition 2” ishte e veshur me të njëjtin fustan i cili i nxirrte në pah format e saj perfekte, një model me të çarë përpara dhe busti me prerje në qendër të gjoksit dhe anash.

Endi dhe Valentina kanë ndarë me ndjekësit disa foto në rrjetet e tyre sociale dhe sigurisht ajo që ra në sy ishte veshja e të dyjave rastësisht në të njëjtin fustan.

Vajzat shkëlqyen në fustanet e tyre, por tani nuk mund të zgjedhim se cila shkëlqen më shumë?!

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF