
Astrologia Elena Demollari pohoi gjatë një lidhjeje live në Top Channel se është prekur nga magjia. Ajo tregoi madje edhe simptomat të cilat sic thotë, e shtynë të kuptonte se dicka nuk ishte në rregull, ndërsa pretendon se i ka dalë dhe në ëndërr personi që i kishte bërë magji.
“Unë kam qenë e ndikuar nga magjia. Kam pasur maramendje, të vjella, shtrëngim zemre, vështirësi në frymëmarrje. Më doli në ëndërr dhe personi që ma kishte bërë. Unë kam një mjeshtër që më ndihmoi. I thashë ëndrrën dhe më tha që të kanë bërë magji. Në spital përfunova me sorum. Ajo që ma kishte bërë kishte marrëveshje me djallin. Në spital më thanë e ke gjendje ankthi. Unë e shërova me ndihmën e mjeshtrit. Ne magjitë i gjetëm në bibël dhe kuran. Janë në librat e shenjtë.”- tha ajo.
Demollari thotë se ka shumë persona në vendin tonë që kërkojnë ndihmën e magjisë për të zgjidhur problemet e tyre. Ajo tregoi dhe shenjat që tregojnë prekjen nga magjia. “Kam shumë kërkesa që më thonë bëj një parashikim për fatin, në lidhje me punën, dashurinë, fatin. Pjesa më e madhe janë vajza. Ka gra të matuara, por dhe çuna. Ka raste kur çiftet pas shumë vitesh ndahen. Besojnë se për këtë ndikon magjia e zezë.
Vitet e fundit është përhapur shumë magjia e zezë. Në momentin kur personi shikon në ëndër sikur ka vdekur, apo sikur bie nga lartësia dhe ka dridhje të trupit, kjo tregon efektin e magjisë që ndikon në jetën e tyre.” -tha Elena.


Arbana i hyn muzikës? Fotot që ngritën dyshimet!








Horoskopi ditor, e mërkurë 14 qershor 2023









