
Ndoshta nuk e keni kuptuar, por fjetja me flokët e lëshuar mund të shkaktojë shumë dëm. “Bright Side” tregon se si gjumi me flokë të lëshuar mund të ndikojë te ju. Kur rrotulloheni në gjumë, flokët mund të ‘ngatërrohen’ dhe kjo ndodh për shkak të fërkimit të flokëve me jastëkun. Jo vetëm që do të zgjoheni me flokë të çrregullt, por ky dëmtim i përsëritur mund të dobësojë fijet tuaja.
Nëse keni një lëkurë të ndjeshme, të prirur për puçrra është një ide e mirë që flokët të mos ju prekin në fytyrë. Produktet që përdorni për mirëmbajtjen e flokëve mund të bllokojnë poret tuaja. Kjo, nga ana tjetër, mund të shkaktojë acarim të lëkurës.
Kur flokët ngatërrohen, kjo do të thotë që kutikula e tyre ngrihet dhe qëndron e hapur. Flokët e dëmtuar rriten ngadalë dhe nëse po ëndërroni flokë të gjatë, sigurohuni që t’i mbroni ndërsa jeni duke fjetur. Jastëku juaj mund të jetë përgjegjës për flokët tuaj të djegur, sepse sa më shumë fërkime krijohen, aq më shumë lagështi avullohet prej tyre.
Skajet e ndara nuk janë vetëm të bezdisshme, por nuk duken as bukur. Nëse nuk i lidhni flokët para se të shkoni në shtrat, lëvizjet tuaja gjatë gjumit mund të dëmtojnë flokët. Kur jeni duke fjetur, flokët mund të fërkohen në fytyrë dhe t’ju prishin gjumin.
Mënyra më e mirë për t’u kujdesur për flokët para se të flini është t’i kapni bishtalec pa i shtrënguar.



Ndahet nga jeta aktori Francesco Nuti!



Horoskopi ditor, e martë 13 qershor 2023









Konfirmohet romanca e Shakirës me Hamilton!




