
Silvio Berlusconi u nda nga jeta këtë të hënë në moshën 86-vjeçare. Ish-kryeministri italian ishte shtruar në spitalin San Raffaele të Milanos që nga e premtja e kaluar pas një sërë kontrollesh për shkak të leuçemisë kronike.
Gjendja e manjatit italian ishte përkeqësuar muajt e fundit dhe disa anëtarë të familjes së tij kanë qenë pranë tij gjatë periudhës që ai në spital dhe në momentet e fundit të jetës së tij. Ende nuk dihet nëse mes vizitorëve ishte edhe e dashura e Silvio Berlusconit, Marta Fascina, e cila është 53 vjet më e re se miliarderi.
Berlusconi dhe Fascina e filluan lidhjen e tyre në vitin 2020, pasi imazhet e romancës së tyre u zbuluan ndërsa manjati italian ishte i martuar me Francesca Pascale. Pas skandalit, Berlusconi dhe Fascina filluan lidhjen e tyre dhe ndërtuan një marrëdhënie solide, aq sa më 19 mars 2022 ata festuan një “parti dashurie” dhe jo një martesë.
Pa vlerë ligjore, të dy e lidhën jetën e tyre së bashku pavarësisht refuzimit të fëmijëve të Berlusconit. Marta Antonia Fascina është anëtare e Dhomës së Deputetëve të Italisë dhe i përket partisë Forza Italia, e njëjta parti e krijuar dhe e udhëhequr nga Silvio Berlusconi që nga viti 2013.
E lindur në Kalabri në vitin 1990, ajo u rrit në Napoli dhe studioi letërsi dhe filozofi në Universitetin e Romës. Pas largimit nga universiteti, ajo punoi si redaktore në Il Giornale deri në vitin 2018, kur bëri hapin drejt politikës në partinë e Berlusconit. Të dy u takuan përmes një miku të përbashkët, ish-CEO i AC Milan, Adriano Galliani.

Konfirmohet romanca e Shakirës me Hamilton!






Horoskopi ditor, e hënë 12 qershor 2023








Horoskopi ditor, e diel 11 qershor 2023




Ish-i i Gisele Bundchen refuzon Irina Shayk?!
