
Opinionisti i “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari ka rrëfyer për herë të parë për publikun një histori jo fort të këndshme nga fëmijëria e tij.
I ftuar në emisionin “S’e luan topi”, ai ka folur për një sëmundje e cila për pak sa nuk i mori jetën dhe mjekët nuk kishin më asnjë gjë në dorë për të bërë.
“Fëmijërinë time e mbaj mend të ndarë në dy pjesë. Një pjesë ajo e fillimit kur kalova disa vështirësi me shëndetin dhe gjithmonë si ai djali i vogël i shtëpisë që më shikonin me sy ndryshe duke treguar më tepër kujdes për shkak dhe të asaj që kisha kaluar. Unë historinë e vërtetë e mora vesh kur u rrita, më vonë prindërit e ndanë këtë.
Ka qenë një infeksion, në atë kohë ju e dini si ka qenë niveli i mjekësisë në Shqipëri, për të cilën prindërit gati sa nuk më humbën, pasi mjekët u dorëzuan aso kohe. Disa vite kalova në spital, e më pas Zoti kishte vendosur që mos të më merrte aq herët. Unë mbaj mend vetëm këtë periudhën që përmenda, që isha fëmija që duhet të kujdeseshin gjithë kohës.”

Horoskopi ditor, e diel 11 qershor 2023




Ish-i i Gisele Bundchen refuzon Irina Shayk?!





Çfarë raporti ka me Norën? Flet Robert Berisha!


Horoskopi ditor, e shtunë 10 qershor 2023







