KreuStil Jetese

Nuk duruan larg njëri-tjetrit, ribashkohet çifti i njohur i showbizit!

Nuk duruan larg njëri-tjetrit, ribashkohet çifti i njohur i

Vetëm një muaj pasi ndarja e tyre u trumpetua në media me të madhe, Liam Payne dhe Kate Cassidy janë rikthyer sërish bashkë. Ish-anëtari i grupit One Direction dhe influencerja duket nuk kanë mundur të qëndrojnë dot larg njëri-tjetrit.

Dyshja u shfaqën të kapur për dorë teksa dolën nga një klub privat anëtarësie në Londër.

Liam ishte veshur me një kostum të zi me shirita të kombinuar me një kravatë të zezë dhe një këmishë të bardhë. Kate, nga ana tjetër, kishte mbante një jelek kombinuar me një fund të bardhë së bashku me një palë këpucë stileto në ngjyrë metalike.

Të dya ata më parë patën jetuar në shtëpinë e tij në Londër, por pretendohej se Kate ishte shpërngulur dhe që kthyer në banesën e saj Shtetet e Bashkuara.

Liam dhe Katie dolën publike me romancën e tyre në tetor dhe bënë debutimin në tapetin e kuq si çift në “British Fashion Aëards” pak para Krishtlindjeve.

Marrëdhënia e Payne me Cassidy erdhi pas lidhjeve të tij të mëparshme me Cheryl dhe Maya Henry.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF