
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez këtë të mërkurë u kthyen në Madrid për të prezantuar biznesin e ri të yllit portugez. Projekti i tij i ri i biznesit është një markë uji mineral alkalik dhe antioksidant, i quajtur Ursu9.
Ngjarja ka ndodhur në Gran Via dhe “El Programa de Ana Rosa” nuk ka dashur ta humbasë. Të dy ata u panë bashkë, pavarësisht thashethemeve për një krizë mes tyre dhe madje edhe për një ndarje.
E dashura e tij ka qenë në çdo moment pranë tij, por emisioni Mediaset ka dashur të hetojë këtë çështje, ndaj gazetarja Leticia Requejo iu afrua çiftit për të sqaruar situatën e tyre.
Pas prezantimit të ujit të ri mineral, ata mbajtën një konferencë për shtyp në të cilën nuk donin të bënin deklarata personale, por pasi mbaroi, gazetarja e programit Telecinco mundi të bisedonte me Georginën dhe e pyeti për thashethemet se tregojnë për një fund të marrëdhënies me ish-sulmuesin e Manchester United.
“Sigurisht që jo”, iu përgjigj troç ajo, madje pak e inatosur nga pyetjet e vazhdueshme për këtë temë. Por nuk u ndal me kaq, ajo më pas e pyeti për mundësinë e një dasme. “Sigurisht”, përgjigje të cilës iu përgjigj edhe Cristiano, i cili i qëndronte pranë, duke theksuar: “Një ditë me siguri”.


Horoskopi ditor, e premte 9 qershor 2023










N’qiell me Albawings, jo vetëm mes resh!


Horoskopi ditor, e enjte 8 qershor 2023


Katër modele fustanesh që do t’i shohim kudo!



