KreuStil Jetese

Qielli bëhet portokalli, ç`po ndodh në disa pjesë të SHBA-së?

Qielli bëhet portokalli, ç`po ndodh në disa pjesë të

Miliona njerëz në Amerikën e Veriut janë këshilluar të mbajnë maska kur dalin nga shtëpitë për shkak të cilësisë së dobët të ajrit, të shkaktuar nga zjarret intensive në Kanada. Në Nju Jork do të fillojë shpërndarja falas e maskave më 8 qershor. Kanadaja ka thënë se maskat duhet të mbahen sa herë që njerëzit nuk kanë mundësi të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se edhe gjatë fundjavës pritet të ketë nivele të rrezikshme të tymit, thote REL. Pjesa më e madhe e tymit vjen nga Kuebeku i Kanadasë, ku janë raportuar 150 zjarre. Më shumë se 15.000 banorë pritet të evakuohen në këtë zonë. Ky vit ka thyer rekord për më së shumti zjarre të regjistruara në zonën e Kebekut.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, njoftoi se kjo situate eshte e perkohshme, teksa shtoi se autobusët dhe trenat e qytetit të Nju Jorkut kanë sisteme të filtrimit të ajrit me cilësi të lartë dhe për këtë arsye janë mënyra të sigurta udhëtimi.

Në Nju Jork, një mjegull portokalli mbuloi horizontin e qytetit dhe monumentet, përfshirë Statujën e Lirisë. Kopshtet zoologjike kanë futur kafshët në ambiente të mbyllura dhe, në Nju Jork, shëtitjet me kuaj me karroca janë pezulluar. Sot, shkollat në zonën e Washington DC anuluan gjithashtu aktivitetet në natyrë pasi nivelet e cilësisë së ajrit u përkeqësuan, ndërsa Detroit u rendit si zona e pestë metropolitane më renditjen më të keqe në botë për ndotjen e ajrit.

Zyrtarët e shëndetit publik kanë paralajmëruar njerëzit të mos ushtrojnë jashtë dhe ta minimizojnë ekspozimin e tyre ndaj tymit sa më shumë që të jetë e mundur, pasi ajri paraqet rreziqe të menjëhershme dhe afatgjatë për shëndetin. Zyrtarët kanadezë thonë se vendi po përgatitet për sezonin më të keq të zjarreve në histori.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF