KreuStil Jetese

Baba për herë të katërt; Al Pacino: Është ndjesi e veçantë!

Baba për herë të katërt; Al Pacino: Është ndjesi e

Al Pacino dukej se ishte në gjendje të mirë shpirtërore teksa foli publikisht për herë të parë për zbulimin e shtatzënisë. “Është shumë e veçantë”, tha ai në një video të siguruar nga “Daily Mail”.  “Ka qenë gjithmonë. Unë kam shumë fëmijë. Por kjo është vërtet e veçantë që vjen në këtë kohë”.

Pacino ndan vajzën Julie, 33 vjeçe, me Jan Tarrant, si dhe binjakët Olivia dhe Anton, 22 vjeç, me Beverly D’Angelo. Reagimi i tij vjen pasi TMZ raportoi se Pacino nuk besonte se ai ishte babai.

Sipas TMZ, Pacino duke qenë se ka patur disa probleme shëndetësore në të kaluarën, mendoi se nuk mund të kishte më fëmijë, megjithatë, në bazë të rezultateve të testit të ADN-së, rezulton se Al Pacino është babai i foshnjës.

Al Pacino dhe Noor Alfalla thuhet se kanë nisur romancën bashkë që nga pandemia e coronavirusit, ndërkohë që prillin e kaluar u fotografuan teksa darkonin. “Pacino dhe Noor filluan të takoheshin gjatë pandemisë. Ajo kryesisht shoqërohet me burra të moshuar dhe shumë të pasur”, zbuloi burimi.

Ikonat e Hollivudit kanë luajtur së bashku në filma të suksesshëm si “The Irishman” i vitit 2019, “Heat” i vitit 1995 dhe “The Godfather Part II” i vitit 1974. Alfallah më parë ka qenë i lidhur romantikisht me frontmenin e Rolling Stones, Mick Jagger, miliarderin Nicolas Berggruen dhe ikonën e kinemasë Clint Eastëood, edhe pse në rastin e këtij të fundit ajo tha se ata ishin thjesht miq të familjes.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF