KreuStil Jetese

Provimet e maturës; Nxënësi i “Sami Frashërit” pëson gjendje ankthi; merr ndihmën e mjekëve!

Provimet e maturës; Nxënësi i “Sami Frashërit”

Maturantët në mbarë vendin po zhvillojnë këtë të mërkurë provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Provimi ka nisur në orën 10:00 dhe përfundon rreth orës 12:30.

Mësohet se një nxënës në shkollën “Sami Frashëri ” në Tiranë ka pësuar gjendje ankthi, dhe po merr ndihmën e mjekëve si pasojë e gjendjes së ngarkuar. Mbetet të presim se si do të jetë gjendja e tij në vijim..

Për administrimin e provimeve janë angazhuar mbi 7800 mësues. Në provim janë të përfshira të gjithë nivelet e vështirësisë dhe për herë të parë këtë vit do të ketë një test të veçantë për nxënësit me aftësi ndryshe.

Një tjetër risi e maturës do të jetë heqja e fletëpërgjigjeve të provimeve, një kërkesë kjo e maturantëve dhe mësuesve pasi shkaktonte konfuzion te maturantët dhe ngatërresa në korrigjime. Po ashtu, ndryshe nga vite me parë, kësaj radhe nëse maturanti do të ketë kontestim për notën mund të bëjë ankim dhe të bëhet rivlerësim i testit.

Pas provimit të gjuhës shqipe maturantët do t’i nënshtrohen provimit të Matematikës më 13 qershor dhe provimit të lëndës më zgjedhje më 19 qershor.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF